Për shkak të situatës së pandemisë, seminari i dytë për anën teknike të një podcasti u mendua të zhvillohej në formën e videove tutoriale mbi pajisjet, programet, instalimin dhe përdorimin e tyre. Më tej njohuritë e fituara u rifreskuan dhe u kontrolluan në takime on line në platformën Zoom.
Videot përmbajnë një sërë shpjegimesh praktike për pajisjet që do të përdoren në projekt dhe për specifikat e tyre, si dhe shpjegime për përdorimin e programeve të përpunimit të zërit dhe figurës.

Video 1
Tekniku i zërit Olsi Gjondedaj, me një eksperiencë pune 12-vjeçare, shpjegon me hollësi për nxënësit pjesëmarrës të projektit teknikën e podcastit: mikrofonat, llojet e tyre dhe specifikat, karta e zërit dhe rëndësia e saj në regjistrimin e zërit dhe në lidhjen e mikrofonit me PC, konceptet bazë të regjistrimit etj.

Video 2
Tekniku i zërit Olsi Gjondedaj shpjegon teknikën e podcastit: karta e zërit Steinberg UR22C, funksioni dhe përdorimi i saj; karta e zërit RodeCaster Pro, sipërfaqja, përdorimi, lehtësitë që ofron ajo për një podcaster amator, por edhe për profesionistin, mënyrat e regjistrimit dhe regjistrimi i brendshëm me kartë mini SD etj.

Video 3
Tekniku i zërit Olsi Gjondedaj shpjegon me hollësi teknikën e përpunimit të zërit të një podcasti: programi i përpunimit të zërit REAPER, udhëzime për përdorimin, përpunimi i zërit, normalizimi, efektet etj.

Video 4
Tekniku i zërit Olsi Gjondedaj shpjegon me hollësi teknikën e përpunimit të figurës në një podcast audioviziv: programi i përpunimit të figurës Wondershare Filmora Pro, udhëzime për përdorimin etj.