ky podcast
Në thelb të këtij podcasti qëndron diskutimi mbi dënimin e KF Skënderbeut nga UEFA dhe gjyqin e famshëm zhvilluar mbi këtë dënim. Ai është konceptuar në formatin e një interviste me hulumtuesin e pasionuar të kësaj çështjeje, Brendon Salih, i cili i sheh dhe i analizon ngjarjet hollësisht dhe në mënyrë kronologjike: dyshimet e para nga organizatat Federbet, SportRadar; fillimi i hetimeve nga UEFA; pezullimi 1-vjeçar dhe gjyqi i përshpejtuar në CAS; dënimi 10-vjeçar; përplasjet politiko-sportive në vazhdim; rrjedhja e informacionit dhe raportit të pretencës nga inspektorët e UEFA-s në media; kërcënimet dhe deklarata e Ceferin; protestat në Korçë; vendimet e Komisionit të Disiplinës & Etikës dhe Komisionit të Apelit në UEFA, rrëzimi i garanci-padisë dhe lënia në fuqi e dënimit nga CAS; apelimi në Gjykatën Federale të Lozanës; prapaskenat e një dënimi të paprecedent historik; rikthimi i dënimit kolektiv dhe parimet ndërkombëtare të së drejtës; deklarata e UEFA-s për suksesin e arritur nga BFDS në luftimin e trukimeve të ndeshjeve etj.
Episodet në YouTube
Episodi i parëEpisodi hyrës. Historiku i sukseseve të klubit gjatë dekadës së fundit...
Rikthimi tek trofetë, ecuria evropiane, dyshimet nga organizatat Federbet, SportRadar deri në fillimin e hetimeve nga UEFA. |
Episodi i DytëNë këtë episod i ftuari ynë Brendon Salih sqaron çështje që kanë të bëjnë me gjyqin e Apelit 2016 të UEFA-s ndaj Skënderbeut.
|
Episodi i TretëBarra e provës. Çfarë nënkupton dhe kujt i takon në këtë proces gjyqësor. Raportet e BFDS. Çfarë është sistemi BFDS, si dhe pse u krijua. Si funksionon
|
Episodi i katërtElementët e tjerë që solli UEFA si fakte në gjyqin e Apelit. Vlerësimi i provave dhe vendimi i gjyqit të Apelit të vitit 2016.
|
Episodi i PestëGjyqi në CAS midis UEFA-s dhe KF Skënderbeut mbi pezullimin 1-vjeçar të klubit në vitin 2016.
|
Episodi i gjashtëZhvillimi i gjyqit në CAS më 2016, natyra e procedurës administrative/disiplinore, kompetencat e Apelit të UEFA-s, raportet e BFDS etj. dhe vendimi përfundimtar i CAS.
|
Episodi i SHTATËKonteksti pas vendimit të CAS më 2016. Vendimi i Komisionit të Etikës së FSHF-së. Heqja e titullit të sezonit 2015-2016.
|
Episodi i tetëGjyqi në CAS midis Skënderbeut dhe FSHF në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës në vitin 2017 për heqjen e titullit kampion. Pjesa e parë.
|
Episodi i NëntëGjyqi në CAS midis Skënderbeut dhe FSHF në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës në vitin 2017 për heqjen e titullit kampion. Pjesa e dytë.
|
Episodi i dhjetëRaporti i dy inspektorëve të UEFA-s mbi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut, një përmbledhje e ngjarjeve dhe kontekstit para publikimit të këtij raporti; hyrja e raportit, nenet e rregullores; sistemi BFDS; analiza e disa shembujve të suksesit të pretenduar nga UEFA dhe qasja e CAS-it ndaj këtij sistemi në procese të mëparshme.
|
Episodi i NJËMBËdhjetëVazhdimi i analizës së raportit të UEFA-s. Analiza paraprake e dy inspektorëve mbi ndeshjet e dyshuara të Skënderbeut, vlerësimet shtesë ndaj raporteve të BFDS, "eksperimenti" me kompaninë britanike Starlizard, arsyetimi i BFDS dhe UEFA-s mbi uljen e numrit të ndeshjeve të dyshuara pas vitit 2016.
|
Episodi i DYMBËdhjetëRaporti i panelit të trajnerëve të përzgjedhur nga UEFA për analizën e performancës së lojtarëve të Skënderbeut, interpretime të inspektorëve etj.
|
Episodi i TREMBËdhjetëNjë përmbledhje e shkurtër e inspektorëve mbi ndryshimet në klub pas vitit 2009; individët e dyshuar sipas tyre, lidhjet midis presidentit dhe ish-presidentit, marrëdhëniet e presidentit me trajnerin dhe lojtarët.
|
Episodi i KATËRMBËdhjetëDyshimet e inspektorëve mbi marrëdhëniet e klubit me kompanitë e basteve dhe individët e dyshuar, bazuar në rrjete sociale, rasti i z.Vrenozi etj., opinioni dhe perceptimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj klubit, sipas tifozëve, lojtarëve kundërshtarë, medieve dhe kompanive të basteve.
|
Episodi i PESËMBËdhjetëArsyetimi juridik i inspektorëve të UEFA-s; nenet e rregulloreve të UEFA-s ku do të bazohen masat disiplinore, principi i përgjegjësisë direkte / indirekte, shembujt e tjerë që citojnë inspektorët në mbështetje të akuzave të tyre ndaj klubit.
|
Episodi i gjashtëMBËdhjetëKonkluzionet e raportit sipas inspektorëve te UEFA-s, përmbledhje e elementeve dhe hetimit, arsyetimi i masave disiplinore që do t'i jepeshin klubit, përdorimi i precedentit Pobeda etj.
|
Episodi i SHTAtëMBËdhjetëHyrja e vendimit të gjyqit në UEFA 2018, përmbledhje e kontekstit, komunikimeve ndërmjet klubit dhe UEFA-s. Cilat ishin procedurat e ndjekura deri në seancën e 21 marsit, pozicionet e palëve etj.
|
Episodi i TetëMBËdhjetëKërkesat paraprake të klubit ndaj UEFA-s, si i vlerësoi trupi gjykues para fillimit të seancës. Hyrje në brendësi të çështjes; si e konsideron trupi gjykues procedurën e zbatuar ndaj Skënderbeut dhe a ka shkelje të principit ne bis in idem.
|
Episodi i NëntëMBËdhjetëSistemi BFDS dhe raportet e derivuara prej tij, përplasja e klubit dhe UEFA-s në seancë mbi vlerën dhe besueshmërinë e tij dhe studimit të kryer mbi të. Si i vlerëson trupi gjykues eksperimentin Starlizard etj.
|
Episodi i njëzetëSi e vlerëson trupi gjykues hetimin e inspektorëve mbi klubin, presidentin etj. Konkluzionet, arsyetimi i masës disiplinore dhe vendimi final i Komisionit të Disiplinës dhe Etikes të UEFA-s.
|
Episodi i njëzetenjëtëKonteksti i ngjarjeve pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Apeli në Gjykatën Federale dhe tagri që ka kjo gjykatë për të marrë në shqyrtim çështjen.
|
Episodi i njëzetedytëShqyrtimi i apelit të Skënderbeut nga Gjykata Federale, çështjet kryesore. Si i konsideron trupi gjykues disa nga pretendimet e klubit për shkeljet procedurale etj.
|
Episodi i njëzetetretëÇështjet e tjera që u shqyrtuan nga Gjykata Federale. Vendimi përfundimtar i saj.
|
Episodi i njëzetekatërtVështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve të UEFA-s, CAS-it dhe Gjykatës Federale ndaj Skënderbeut.
|
Episodi i njëzetepestëEpisodi final.
Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve te UEFA-s, CAS-it, dhe Gjykatës Federale. Konkluzionet e podcastit. |
Brendon salihJam 26 vjeç, lindur dhe rritur në Korçë. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin e Strasburgut, Fakulteti i Shkencave Historike. Jam njohës i katër gjuhëve të huaja, studiues historie, hulumtues, pedagog. Pasionet e mia janë sporti, udhëtimet, letërsia. Futbollin dhe Skënderbeun e ndjek qysh prej vegjëlisë dhe meqë, si çdo korçar edhe unë u preka nga dënimi që i dha UEFA, vendosa që materialet që mblodha falë pasionit dhe hulumtimeve të mia, t'i bëj publike nëpërmjet këtij formati për të mos mbetur në harresë.
|
Dëgjoni këtë podcast në aplikacionin tuaj të preferuar
LISTEN ON Apple Podcasts / LISTEN ON Google Podcasts / LISTEN ON Overcast / LISTEN ON Spotify / LISTEN ON Pocket Casts / LISTEN ON Breaker / LISTEN ON Castro / LISTEN ON Amazon Music / LISTEN ON Castbox / LISTEN ON Podcast Addict / LISTEN ON Player FM / LISTEN ON Deezer / SUBSCRIBE RSS Feed