Në mjediset e Radio Emanuel vazhdoi pjesa e dytë e trajnimit "Prodhimi i Podcastit" me nxënësit e kolegjit "Preka" nga Eftali Baraku.
Pasi ditën e mëparshme u njohën me bazat teorike për prodhimin e podcastit, hapi i radhës ishte puna praktike.
Nxënësit u "takuan" për herë të parë me mikrofonin dhe morën përvojën e regjistrimit të një materiali. Së bashku u ndalëm tek hapat teknike të editimit të materialit (pastrimi i audios dhe montimi i saj) për të nxjerrë produktin përfundimtar.
Në përfundim të të dyja ditëve, nxënësit morën përvojën e parë të konceptimit, realizimit dhe editimit të një podcasti.