Dita e dytë e seminarit ishte praktikë. Secili grup shkëputi një pjesë nga skenari i parapërgatitur dhe podcasterat e ardhshëm provuan veten para mikrofonit. Emocionet ishin të pashmangshme, por me ndihmën dhe udhëzimet e trajnueses E. Baraku, ditën t'i kontrollonin dhe t'i drejtonin aty ku duhej. Pas kësaj i erdhi radha përpunimit dhe pastrimit të materialit zanor (një podcaster i vërtetë nuk është vetëm folës i mirë, por edhe teknik). Pas prerjes, pastrimit, filtrimit dhe veshjes muzikore, materiali i prodhuar zanor ishte shndërruar në një mini episod podcasti...