podcasti ynë
Një podcast nga Era dhe Petrina, dy vajza të dashuruara me librin. Në çdo episod të tij do të sjellin përshkrimin dhe përshtypjet nga leximi i një libri shumë të dashur për to, të cilin jua sugjerojnë që ta lexoni.
Episodi i parë
|
Episodi i dytë
|
Episodi i tretë
|
Episodi i katërt
|
Episodi i pestë
|
ne jemi...
petrina petritiCoucou! Unë quhem Petrina dhe në podcast Juvenis më ka sjellë dashuria për librin. Me moshën, sigurisht që edhe shijet e mia kanë ndryshuar mjaft, por përgjithësisht çdo libër që kam lexuar më ka lënë një ndjesi ndryshe. Ndonëse kam lexuar shumë libra, kur më pyesin cilin ke të preferuarin, nuk di si të përgjigjem. Por sigurisht kur bëhet fjalë për sugjerime, ato janë të shumta.
Ajo që ne ju rekomandojmë në fund të çdo episodi të podcastit tonë "Read a book" është të lexoni një libër!!! |
era dervishllariHeyy👋🏻👋🏻
Unë jam Era dhe në podcast Juvenis do njiheni me një prej pasioneve të mia më të mëdha, librin. Në përgjithësi lexoj libra të llojeve të ndryshme, por të parapëlqyerit e mi gjithnjë do të mbeten librat që kanë mister dhe dramë. Në podcastin "Read a book" do të keni mundësinë të gjeni prezantimin e një sërë librash të cilët janë mjaft interesantë dhe ia vlen të lexohen. Jemi përpjekur të sjellim libra të cilët parapëlqehen nga të gjitha grupmoshat, që përmbajnë histori frymëzuese dhe mesazhe te forta. Dhe mos harroni: READ A BOOK!!! 😉 |
Dëgjoni këtë podcast në aplikacionin tuaj të preferuar
LISTEN ON Apple Podcasts / LISTEN ON Google Podcasts / LISTEN ON Spotify / LISTEN ON Breaker / LISTEN ON Amazon Music / LISTEN ON Podcast Addict / LISTEN ON Player FM / LISTEN ON Deezer / SUBSCRIBE RSS Feed