Një emision audio me një numër episodesh që ngjitet në një platformë në internet dhe që aty mund ta sharkojë dhe ta dëgjojë kushdo dhe kurdo. Podcasteri (folësi) zakonisht është një njeri i apasionuar pas temave të caktuara të cilat i shtjellon në episodet e podcastit të tij.
Ti që të folurit e ke pasion dhe do të dëgjohesh edhe përtej shoqërisë... Që flet me zjarr për një temë dhe do që fjala jote të dëgjohet kudo. Rruga e duhur për realizimin e këtij pasioni është podcasti. Ne jemi këtu dhe të presim.
pasioni në realitet
Eja vetë ose krijo një grup me shokët, shoqet me të cilët ndan të njëjtin pasion. Diskutoni për temën, idenë dhe formatin e podcastit dhe ejani të bëjmë ëndrrën realitet. Mundësitë janë të pafundme...
përvojë e paharruar
Një podcast i suksesshëm të jep kënaqësi dhe vetëbesim. Por nuk ka të krahasuar kënaqësia që fiton nga rrugëtimi vetë... orët e diskutimeve, provat para mikrofonit, publikimi, pritja e ëmbël e reagimeve të dëgjuesve...