Podcast
çfarë është një podcast
Podcasti është një seri episodesh në formatin digjital audio, të cilat një përdorues mund t'i shkarkojë në një pajisje personale që t'i dëgjojë më lehtë. Zakonisht ka një ose dy folës që diskutojnë rreth një teme të veçantë ose rreth ngjarjeve aktuale. Përmbajtja e një podcasti mund të realizohet në formën e një skenari të përgatitur me shumë kujdes ose të improvizohet në çast prej folësit ose folësve.
Që një podcast të jetë i suksesshëm, duhet të kombinojë cilësinë e mirë të zërit me një tematikë interesante.
Podcastet janë të ngjashme në formë me emisionet radiofonike, por ndryshojnë prej tyre, sepse janë materiale audio që mund të luhen në çdo kohë dhe vend, sipas dëshirës së dëgjuesit.
Podcastet janë të ngjashme në formë me emisionet radiofonike, por ndryshojnë prej tyre, sepse janë materiale audio që mund të luhen në çdo kohë dhe vend, sipas dëshirës së dëgjuesit.
Shumë podcaste ofrojnë një faqe web të personalizuar me linke dhe shënime për episodet, biografi të të ftuarve, transkriptime, burime shtesë, komente, madje edhe një forum të ndjekësve kushtur diskutimit të përmbajtjes së shfaqjes.
Ka shumë arsye që i motivojnë njerëzit të krijojnë një podcast. Podcasteri, i cili është shpesh edhe folësi, edhe tekniku, edhe producenti, mund të dojë të shprehë përmes tij një pasion personal, të njihet nga ana profesionale prej të tjerëve, të hyjë në një rrejt ndikuesish shoqërorë apo të krijojë një komunitet ndjekësish me ide dhe mendime të përbashkëta.
Burimi: Wikipedia
formatet e podcastit
Pesë janë formatet më tipike dhe më të përdorurat për një podcast.
rrëfyes - narrativKy format është përgjithësisht i një stili argëtues. Tregon në mënyrë interesante histori të njerëzve, bizneseve etj. Shoqërohet në sfond me muzikë, përmban intervista...
|
solo podcastArgëtues dhe informativ. Tregon histori ose flet, përsiat për një temë të caktuar. Dëgjuesit krijojnë një lidhje më intime me podcasterin, sepse gjatë gjithë kohës dëgjojnë vetëm atë.
|
co-hosted podcastJanë dy ose më shumë prezantues që diskutojnë mbi një temë, intervistojnë të ftuar etj. Si format është më dinamik dhe më interesant, sepse përfshin shumë këndvështrime.
|
1:1 INTERVISTËFormat intervistash me të ftuar të ndryshëm për çdo episod. I përafrohet një formati të njohur Talk-Show me dialog dhe pyetje-përgjigje midis prezantuesit dhe të ftuarit.
|
PANEL PODCASTDisa të ftuar në çdo episod që diskutojnë mbi një temë. Si format ka audiencë më të madhe, sepse sjell shumë këndvështrime, madje mund të organizohet edhe në formën e live event, ku të marrin pjesë edhe dëgjuesit.
|
|