ky podcast
Podcast dedikuar analizave, informacioneve, statistikave dhe kurioziteteve nga bota e sportit. Fokusi kryesor i këtij podcasti është komentimi i pesë kampionateve kryesore në Evropë, Kupave të Evropës, Champions League, si dhe NBA, Formula1 e të tjera.
Episodet në YouTube
Episodi 1 - 6 maj 2022Analiza e dy gjysmëfinaleve të Champions League, arritja në finalen e Parisit Real Madrid, Liverpul dhe komentet e ndeshjeve kryesore të fundjavës në kampionatet e mëdha evropiane.
|
Episodi 2 - 13 maj 2022Analiza dhe komentet e aktualitetit në kampionatet evropiane, lufta për titujt në Angli dhe Itali, gara për të kapur vendet që të kualifikojnë në kompeticionet evropiane, finalet e kupave, lëvizjet e para në tregun e futbollistëve.
|
Episodi 3 - 20 maj 2022Finalet e Europa League dhe Conference League; fundjava me kampionatet evropiane; lufta për titull dhe Evropë në Angli dhe Itali; merkatoja në Spanjë; Mbape dhe Lewandowski, finalja e kupës në Gjermani.
|
Episodi 4 - 27 maj 2022Finalja e UEFA Conference League në Tiranë, fitorja e Romës ndaj Feynord. Pragndeshja e finales së Champions League: R. Madrid vs Liverpul. Triumfet e Milanit dhe Manchester City në Serie A dhe Premier League dhe mbyllja e sezonit në kampionatet kryesore.
|
Episodi 5 - 3 Qershor 2022Komenti dhe analiza e finales së Champions League: Liverpul vs Real Madrid. Suksesi i Realit, ekipet që u ngjitën një kategori më lart në ligat e para në Evropë dhe merkatoja e futbollistëve.
|
Episodi 6 - 17 Qershor 2022Komenti dhe analiza e ndeshjeve të ekipeve kombëtare evropiane në Nations League. Rezultatet e dobëta të Shqipërisë, dhe performancat e skuadrave të mëdha, si Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Anglisë, Francës etj.
|
Episodi 7 - 1 Korrik 2022Komente dhe analiza mbi lëvizjet e ndryshme në merkaton e futbollistëve gjatë verës në kampionatet kryesore evropiane.
|
THE TEAM
Petrika VangjeliLindur dhe rritur në Koçë. kam përfunduar studimet e larta në Universitetin "Fan Noli" (Master në Mësuesi për Histori-Gjeografi). Njohës i dy gjuhëve të huaja. Pasionet e mija janë sporti dhe teatri.
|
Brendon salihJam 27 vjeç, lindur dhe rritur në Korçë. Studimet e larta i kam kryer në Universitetin e Strasburgut, Fakulteti i Shkencave Historike. Jam njohës i katër gjuhëve të huaja, studiues historie, hulumtues, pedagog. Pasionet e mia janë sporti, udhëtimet, letërsia.
|
Dëgjoni këtë podcast në aplikacionin tuaj të preferuar
LISTEN ON Apple Podcasts / LISTEN ON Spotify / LISTEN ON Google Podcasts / LISTEN ON Overcast / LISTEN ON Pocket Casts / LISTEN ON Amazon Music / LISTEN ON Castro / LISTEN ON Castbox / LISTEN ON Podcast Addict / LISTEN ON Player FM / SUBSCRIBE RSS Feed