podcasting dhe teknika
Projekti Podcast JUVENIS organizon dy cikle seminaresh për trajnimin e pjesëmarrësve në artin e të folurit dhe aftësitë teknike për prodhimin e një podcasti.
seminarI Nr. 1
podcasting
10 - 11 mars 2021, ora 16:00
24 - 25 maJ 2021, ora 16:00
TRAJNUESE: EFTALI BARAKU
ARTI I TË FOLURIT DHE TEKNIKAT E SHNDËRRIMIT TË TIJ NË NJË PODCAST
Përcaktimi dhe përzgjedhja e një teme interesante për një podcast, qasja e duhur dhe shtjellimi i saj, ndarja në episode etj.; krijimi i një teksti të folur, skenari i një podcasti dhe llojet e tij etj.; teknikat e të folurit (pauzat, frymëmarrja, rrjedhshmëria, shpejtësia), pozicionimi para mikrofonit, intonacioni, shmangia e fjalëve parazite, dialektore dhe prirja drejt gjuhës letrare etj.

seminarI Nr. 2
EQUIPMENT & PROGRAMS
prill - maj 2021
TRAJNUES: OLSI GJONDEDAJ
TEKNIKA PËRDORIMI TË PAJISJEVE DHE PROGRAMEVE
Instalim dhe përdorim pajisjesh audiovizive (mikrofona, kamera, audio interface Steinberg UR22C dhe RodeCaster Pro etj.); përgatitja e një mjedisi të përshtatshëm për regjistrime audio dhe audiovizive; instalim dhe përdorim programesh kompjuterike për përpunimin e zërit dhe figurës (Reaper, Filmora etj.).

trajnuesit
eftali barakuTRAJNUESEE diplomuar në vitin 2005 si mësuese e gjuhës angleze. Në moshën 18-vjeçare fillon të punojë me kohë të pjesshme në Radio Emanuel (folëse, ideatore programesh audio, montazhiere, përkthyese). Nga viti 2005 e këtej punon me kkohë të plotë në sektorin e menaxhimit të radios (Drejtore Programacioni dhe Menaxhere projektesh). Në vitin 2015 fillon aktivitetin si Drejtore Ekzekutive e Fondacionit FPMN. E trajnuar dhe e certifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë në lidhje me fushën e Menaxhimit dhe veprimtarisë së Medias audio-vizive, ka një eksperiencë të gjatë në fushën e transmetimit audio dhe të menaxhimit.
|
olsi gjondedajTRAJNUESOperator audio në Top Channel që prej vitit 2009.
Music producer / Sound engineer - WAV AUDIO PRODUCTION (2010) Sound design, sound editor - Filma, dokumentarë dhe spote televizive Kitarist, muzikant, kompozitor, producent. |