podcasti im
Ky është një podcast ku mund të gjejnë veten të gjithë futbollistët e rinj dhe jo vetëm, të cilët duan që të shprehen dhe të tregojnë historinë e tyre në lidhje me lojën më të njohur në botë, futbollin. Këtu do të mund të zbuloni dhe të mësoni jo vetëm emocionet e bukura që kjo lojë iu fal protagonistëve, lojtareve, por do të mund të zbuloni edhe “prapaskenat” e atyre që janë pjesë e botës së futbollit.
Episodi i parëNë këtë episod të parë Jani flet për përvojat e tij si futbollist i ri, për përpjekjet dhe sakrificat që i duhet të bëjë një i ri që kërkon t'i futet rrugës së bukur, por të mundimshme të sportit.
|
Episodi i dytëNë këtë episod të dytë Jani ka një të ftuar në studio, një nxënës dhe futbollist, shokun e tij të skuadrës, Egin Cenollin.
|
Episodi i tretëEpisodi i tretë vjen përsëri me një intervistë. I ftuari kësaj radhe është Frensi Iftica, një talent mjaft premtues...
|
cili jam unë?Unë jam Jani Cicani, një 16-vjeçar i cili ka pasion lojën e bukur të futbollit. Unë nuk jam ndonjë talent i madh, ndonjë yll i kësaj loje, por jam i sigurt që jam një fans i zjarrtë i futbollit dhe më pëlqen të flas rreth tij. Përveç se një i apasionuar pas futbollit dhe pas çdo lloj sporti tjetër, jam edhe një person që më pëlqen të jem pjesë në aktivitete të ndryshme. Në fillim mund të dukem person pak i mbyllur, por në momentin që ambientohem, jam një person tepër i shoqërueshëm dhe shumë shakator.
|
Dëgjoni këtë podcast në aplikacionin tuaj të preferuar
LISTEN ON Apple Podcasts / LISTEN ON Google Podcasts / LISTEN ON Overcast / LISTEN ON Spotify / LISTEN ON Pocket Casts / LISTEN ON Breaker / LISTEN ON Castro / LISTEN ON Amazon Music / LISTEN ON Castbox / LISTEN ON Podcast Addict / LISTEN ON Player FM / LISTEN ON Deezer / SUBSCRIBE RSS Feed