Episodi i pestë
intervistë me realizuesit e komedisë "kjo rinia jonë"
Intervistë me regjisorin dhe aktorin e komedisë "Kjo rinia jonë", Silvio Goskova, me dy aktorët Juxhin Plovishti, Denada Llanaj dhe asistent regjisorin Ergis Dervishi.
credits
Ideja, teksti, pyetjet e intervistës: Idina Kordha, Elira Stavre, Rezar Naco
Përpunimi teknik: Rezar Naco
Fotografia: Aleks Lime
Music credits:
Përpunimi teknik: Rezar Naco
Fotografia: Aleks Lime
Music credits:
Çajupi ngre më lart stekën e teatrit, vendosën në skenë “teatër dhome”
Përtej pëlqimeve, ndjenjave, origjinës apo çdo gjëje tjetër, duhet të pranoj që e shijova me gjithë zemër këtë verë, pasi përditshmëria ime në Korçë ishte e mbushur plot me aktivitete artistike të çdo lloji, aq sa shumë herë më duhej të zgjidhja ku duhet të shkoja dhe kë duhet të humbisja.
Në fund të verës kulturore dhe pak para fillimit të vjeshtës, diku jashtë teatrit Çajupi, pashë një poster me tre të rinj, që na ftonte në premierën e shfaqjes “Kjo rinia jonë” të njohur në botën e teatrit anglo-sakson si “this is our youth” nga njeriu i madh i teatrit Kenneth Lonergan. Një vepër jashtëzakonisht të veçantë që ndau më dysh kritikët dhe shikuesit e Broadway si në vitin 1996 ashtu edhe në 2014.
“Kjo rinia jonë” iu përket veprave teatrale që janë shumëdimensionale me mesazhe të thella sociale, me alternime të shpeshta të dramës dhe të komedisë. Gjithashtu ka komplot me ritme jashtëzakonisht të shpejta, gjuhë me zhargone cinike rinore dhe fjalë vulgare për ta interpretuar aktorë të rinj në moshë. Më fjalë të tjera, karakterizohet si një “kockë që mund të mbetet në fyt” si në nivelin e interpretimit ashtu edhe në nivelin e regjisë.
Kështu qytetarët e Korçës, vendosen bashkërisht me tre aktorët e rinj mbi skenën historike të Çajupit në një apartament komod në Nju Jorkun e vitit 1982, ku ndjekin për dyzet e tetë orë jetën e tre protagonistëve. Warren, një nëntëmbëdhjetë vjeçar i dëshpëruar që sapo ka vjedhur 10.000 euro nga babai i tij mafioz. Denisi, miku i tij karizmatik dhe trafikant droge, i cili e ndihmon të administrojë paratë e vjedhura; dhe Xhesika, vajza tipike e një familjeje të mesme amerikane që shoqërohet me “personat e gabuar” dhe dashurohet me Warren.
Silvio Goskova, pavarësisht moshës së tij të re, firmos një regji të shkëlqyer, ku dhuna alternohet me butësinë, tensioni me paqen, dëshpërimi me shpresën, ëndrra me makthin, realiteti me iluzionin dhe anasjelltas. Një histori me dëshmi tronditëse të përshtatura bukur në rininë e sotme shqiptare, me konflikte të jashtëzakonshme dhe kulminacione emocionale.
Në të njëjtën kohë hapën për disa çaste reflektorët e shpresës që e bëjnë jetën e tyre për disa çaste më të bukur dhe më në fund na tregon fytyrën më të egër të jetës.
Regjia është e thjeshtë, e përditshme dhe e kultivuar në shoqërinë shqiptare. Asnjë nga tre personazhet nuk të kujton një adoleshent amerikan të viteve ‘80. Ata janë personazhe shqiptarë të ditëve sot. Fëmijët tanë, vëllezërit e motrat tanë, shokët tanë dhe fqinjët tanë. Adoleshentët e përditshmërisë që i takojmë pothuajse çdo ditë. Fakt që tregon edhe se sa mirë i ka përshtatur dialogët nga anglishtja.
Asnjë prej tre personazheve nuk përmban tipare negative të shoqërisë civile, përveç faktit që janë fëmijë të llastuar dhe megjithatë dialogu mes tyre është i mrekullueshëm, shpesh qesharak dhe herë pas here prekës. Alarmi social që bie në Çajupi lajmëron që rinia sot ka humbur në drogë dhe zvarritet në labirinte psikologjike, me dilema jetike që lindën indiferenca sociale.
Unë veçova dy monologë dramatikë, që janë jashtëzakonisht të vështirë për t'u interpretuar edhe nga aktorë me përvojë dhe karrierë të gjatë. Njëri është dhënë nga vetë Silvio Goskova
dhe tjetri në mënyrë të jashtëzakonshme nga Juxhin Plovishti që me siguri e “kishte qepur” rolin në trup, në zë dhe në mimikë. Edhe vajza Denada Llanaj ishte e mirë, mjafton të theksohet këtu që në një shpërthim emocional nuk humbi absolutisht as stilin dramatik, as shprehjen e fytyrës, as melankolinë që kërkon roli.
Recetë e shkëlqyer për sukses. E rekomandoj pa rezerva.
Ps. Silvio Jo, thjesht që e gëlltiti kockën, por u ngjit edhe disa shkallë më lart!!!